Asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.

Por, nga kryerja e 1,028 testeve, janë konfirmuar 148 raste të rejave COVID-19.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus më 13 mars, e deri më 16 tetor, janë regjistruar 16,754 raste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej tyre, 652 pacientë kanë vdekur dhe 14,617 janë shëruar, ndërsa raste aktive janë 1,485.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?