Atifete Jahjaga: Kosova kualifikohet për asistencë nga MCC

 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka njoftuar se Kosova ka kaluar pragun për t’u kualifikuar për asistencë nga Korporataamerikane e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC). “Ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën, që demonstron progres të theksuar në performancën e politikave si liritë ekonomike, qeverisja e drejtë dhe demokratike dhe investimi në qytetarët e saj.” Presidentja Jahjaga ka theksuar se rezultatet e MCC-së “njohin angazhimin e Kosovës për të përmirësuar politikat në shumë fusha, veçanërisht në adresimin e korrupsionit. Sipas “Treguesve Botëror të Qeverisjes’ të Bankës Botërore, “Kosova këtë vit ka përmirësuar kontrollin e korrupsionit për 16% krahasuar me vitin e kaluar.”
“Zyra e Presidentes do të vazhdojë përpjekjet për kualifikimin e Kosovës për programin e asistencës, deri në vendimin përfundimtar i cili do të merret në dhjetor të këtij viti në takimin e Bordit të MCC-së, që udhëhiqet nga sekretari amerikan i Shtetit John Kerry,” thuhet në njoftim.
MCC është një agjenci qeveritare amerikane e asistencës së jashtme e themeluar nga Kongresi në vitin 2004. Përzgjedhja e shteteve që përfitojnë nga asistenca e MCC-së bazohet në një proces rigoroz që mat progresin e arritur në 20 indikatorë të pavarur dhe objektivë, në fushat si liritë ekonomike, të drejtat demokratike, kontrolli i korrupsionit, sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe investimit në njerëz.

SHKARKO APP