Audio – incizimet bombë të Milaim Zekës: Kush janë emrat që do të tronditin Prokurorinë në Hagë?

Pasditen e së martës, për herë të parë, në kanalin zyrtar në Youtube “Me Milaim Zeken”, është shpalosur pjesa e parë e një serie audio-incizimesh tronditëse që lidhin emra të mëdhenj, agjentë të dyshimtë, manipulime ndërkombëtare ku përmendën Serbia, Ruisa, BIA, dhe vetë Prokuroria Speciale në Hagë.
Në bisedën e parë të incizuar nga prokurori në rastin e ish- liderit të UCK-së, Hashim Thaci, Alan Tieger, ky i fundit flet me biznesmenin, Halit Sahitaj, të cilit i shpjegon se biseda është rrjedhë e dëshmisë që biznesmeni Sahitaj kishte dhënë në tetor të 2020 pranë dhomave të specializuara në Hagë.
“Qëllimi i këtij incizimi është vazhdimi i një bisede telefonike që ju keni bërë me datë 12 prill me Z. Chriss Bennett, dhe unë e kuptoj që në atë kohë ju zotëri keni dashur të ofroni informacione shtesë lidhur më intervistën që keni dhënë në tetor të 2020, në të cilën intervistë ju jeni këshilluar që ne po bënim hetime për akuza për krime të rënda në mes të 1998 dhe 2000 që pretendohet të kenë ndodhur në Kosovë dhe Shqipëri”, thotë ndër të tjerash Tieger.
Nga ana e tij, biznesmeni Halitaj i konfirmon prokurorit të lartë amerikan intervistën e realizuar vite më parë.
Por, kjo është vetëm fillimi i një kapitulli i përbërë nga 18 pjesë, që gazetari Zeka i disponon dhe që do të shpalosen ditëve në vijim.
Kush dha dëshmi të pavërteta? Nga kush u nxitën ato? A ka gisht BIA serbe në rekrutimin e dëshmitarëve të rremë dhe kush janë ata?
Gazetari Zeka paralajmëron se të gjitha këto do t’i mësoni shumë shpejt në vazhdimin e publikimit të audio-incizimeve.
Bisedën ekskluzive në mes të prokurorit të lartë amerikan në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe biznesmenit, Halit Sahitaj mund ta ndjekni në linkun më poshtë:
