Avionët serbë ngrihen mbi Preshevë

Në kulmin e spekulimeve për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, Serbia nis stërvitjet ajrore në jug të vendit. Ministria serbe e Mbrojtjes njoftoi fillimin të hënën një stërvitje që do të zgjasë për 4 ditë. Manovrat ajrore përfshijnë Nishin dhe dhe rajonet e tjera jugore, përfshirë edhe Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, të populluara nga shqiptarë etnikë.

Manovrat, sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes, janë planifikuar kohë më parë. Megjithatë njoftimi është publikuar në një moment kur autoritetet serbe, ato kosovare dhe ndërkombëtare i druhen një përshkallëzimi të tensioneve në veri të Kosovës për shkak të skadimit të afatit për krijimin e Shoqatës së Komunave Serbe.

Frika nga përshkallëzimi i tensioneve detyroi forcat e KFOR-it të shtojnë praninë në veri të Kosovës. Prej 4 Gushtit, forcat e NATO-s morën kontrollin pranë liqenit të Gazivodës në kufirin Kosovë – Serbi. Prani e shtuar e tyre edhe në veri të Mitrovicës. Zyrtarisht, përfaqësuesit e KFOR thanë se bëhet fjalë për vetëm për një stërvitje të planifikuar kohë më parë.

SHKARKO APP