Avokati i Thaçit në Hagë: Ish-presidenti i pafajshëm, dënimi i tij do të përbënte padrejtësi historike
Vijon gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka deklaruar në Hagë se ish-presidenti i Kosovës është i pafajshëm dhe kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi.
“Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor. Pretendimet e ZPS-së se ndërkombëtarët nuk ishin të informuar saktë, është karakteristikë e veçantë duke marrë parasysh mënyrën e centralizuar të komunikatave të UÇK-së dhe intervistat në televizione. Provat dhe dëshmitë e këtyre dëshmitarëve ndërkombëtarë, rikonfirmohen fuqishëm nga zyrtarë të lartë të UÇK-së. Si mundet që drejtuesit e këtyre drejtorive të UÇK, të kishin kryer veprime dhe këto veprime të mos ishin në dijeni të eprorit të tyre Zyrapi? Akuza ka pasur frikë t’i konfrontojë dhe t’i rrëzojë dëshmitarët. Dënimi i Thaçit do të përbënte një padrejtësi historike po kërkohet të rishkruhet historia e Kosovës”, ka thënë Mishetiç.
KOHA JONË SONDAZH

