Baca na la!

Pas lajmit se ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare dhe i burgosuri politik, Adem Demaçi, ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, i ka shprehur ngushëllime familjes Demaçi.
“Baca na la! Do të mbajmë në zemër e mendje përherë, si njeriun që na mësoi se si duhet atdheu pa kushte” ka shkruar Çitaku në profilin e saj në Facebook.

Demaçi ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare pas një sëmundje të rëndë nga e cila po vuante.
Ai ka qenë i burgosur politik për 28 vjet gjatë jetës së tij dhe më pas u bë I njohur si “Mandela i Ballkanit”.

SHKARKO APP