Presidenti Begaj reagon pas vendimit të Gjykatës në Hagë: Trishtim i thellë! Askush nuk e njollos UÇK-në

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas shpalljes së dënimeve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie. Për shqiptarët, askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në! Liria ka emër”, shkruan Begaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?