Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:31 Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura ka qenë shumë më e tensionuar nga sa u paraqit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha pret Konjufcën: Partia Demokratike në mbështetje të plotë të Kosovës

Kosova E hënë, 7 Qershor 2021 13:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur nga kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha Gjatë një deklarate të përbashkët për mediat, kryedemokrati Basha nënvizoi mbështetjen e PD për të gjitha sfidat e Kosovës.

“E  sigurova për mbështetje e plotë të PD në të gjitha sfidat me të cilat përballen institucionet e Kosovës. Mbi të gjitha me qëndrimin krah për krah për përballjen e sfidave të tjera ku prioritet mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare, dhe përfundimi me sukses i dialogut me njohjen e ndërsjelltë të dy shteteve, Serbisë dhe Kosovës”, deklaroi Basha.

Nga ana e tij, Konjufca e konsideroi si shumë të frytshëm takimin me Bashën. Ai tha se fokusi kryesor i bisedës ishte dialogu me Serbinë. Kreu i Kuvendit të Kosovës theksoi se janë shumë të rëndësishme qëndrimet e unifikuara të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Jemi shumë të nderuar për pritjen një selinë e PD të Shqipërisë nga kryetari i saj. Patëm një takim shumë të frytshëm duke trajtuar temat më të rëndësishme. Fati i shteteve tona është i përbashkët meqenëse ne jemi një komb. Në veçanti prekëm dialogun me Serbinë në të cilën Kosova po përballet me qëndrimet e Serbisë që synon të krijojë një entiteti të kontrolluar nga Beogradi. Më gëzio fakti që qëndrimet e PD janë të rëndësishme për Kosovën. Këto na ndihmojnë në proceset e ardhshme. Vetëm duke pasur një pozicion unik të dy shtete tona mund të ketë sukses. Me zëra të ndarë , me qëndrime kundërthënëse kemi përjetuar vetëm dëme. Sa më të unifikuar të jenë qëndrimet ton do të jetë me e lehtë për ne,” u shpreh Konjufca.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA,  DHE KRYETARIT TË KUVENDIT TË KOSOVËS,  GLAUK KONJUFCA PAS TAKIMIT NË SELINË E PD

Lulzim Basha: Kam Kënaqësinë të mirëpres sot në selinë e Partisë Demokratike kryetarin e kuvendit të Kosovës, zotin Konjufca me të cilin shkëmbyem mendime mbi zhvillimet politike në Kosovë, në Shqipëri, në rajon. E urova edhe personalisht për detyrën e rëndësishme, të kreut të një institucioni më të rëndësishëm të republikës së Kosovës, mbartës i legjitimitetit, të qytetarëve të Kosovës. E sigurova për mbështetjen e plotë dhe koherente të Partisë Demokratike, me të gjitha sfidat me të cilat perballet Kuvendi, qeveria dhe institucionet e Kosovës, si dhe mbështetjen e plotë dhe vllazërore për të gjithë qytetarët e Kosovës, në sfidat e brendshme të zhvillimit ekonomik , të tejkalimit të pasojave social ekonomike të pamdemisë dhe mbi te gjitha në qëndrimin krah për krah me institucionet e Kosovës për përballjen e sfidave të tjera ku per Partinë Demokratike dhe për mua personalisht prioritet mbetet vazhdimi i njohjeve ndërkombëtare , antarësimi i Kosovës në institucionet ndëekombëtare dhe perfundimi me sukses i dialogut midis republikës së Kosovës Dhe republikës së Serbisë, me njohjen e ndërsjelltë të këtyre dy shteteve si një investim i domosdoshëm për të cimentuar stabilitetin dhe orientimin euroatlantik , të rajonit tonë, të gjithë vendeve të ballkanit perendimor.

Mund t'ju interesojë

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Para 3 orësh
Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03
Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen. Pse pa ndryshime?

13 Nëntor 2026, 08:39

Glauk Konjufca: Jemi shume të nderuar për pritjen në seline e Partisë Demokratike të Shqipërisë nga kryetari i saj, zoti Lulzim Basha. Patëm një takim shumë të frytshëm duke i trajtuar temat më te rëndësishme nepermjet të cilave shqyrtojmë gjendjen e Republikës së Shqipërisë, por edhe atë të Republikës së Kosovës. Fati i shtëtëve tona është i përbashkët meqënëse ne jemi një komb dhe më erdhi mrë kur i dëgjova qëndrimet zyrtare të Partisë Demokratike të Shqipërisë për sfidat të cilat e presin Kosovën në të ardhmen. Në veçanti prekëm dialogun me Serbinë në të cilën Kosova po përballet me qëllimet e Serbisë, të cilat rezultatin përfundimtar synojnë ta kenë destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një entiteti teritoril Serb brenda Kosovës të kontrolluar nga Beogradi duke e hapur edhe planin e Athisarit. Më gëzoi shumë fakti që qëndrimet e Partisë Demokratike të Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, të cilat i shpjegoi edhe në fund të qëndrimeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryetari Basha. Këto na ndihmojnë për pozicionimin e Republikës së Kosovës në proceset e ardhshme, edhe në dialogun që e kemi me Serbinë, por edhe në sfidat e integrimeve europiane, sepse vetëm duke patur një pozicion unik, të përbashkët e për të cilin punojmë duke e ndërtuar bashkë në vazhdimësi, të dy shtet tona mund të kenë sukses. Me zëra të ndarë, të fragmentuar, me qëndrime kundërthënëse, të cilat na kanë ndodhur ndonjëherë në të kaluarën, kemi përjetuar vetëm dëme të dy shtetet tona. Sa më të unifikuar që të jenë qëndrimet tona, atëherë mendoj që do të jetë më e lehtë për ne që të kemi prosperitet, por edhe më e shpejt rruga jonë drejt synimit tonë përfundimtar, që është hyrja në Bashkimin Europian. Zoti Basha faleminderit për mikpritjen, jeni të mirëseardhur për një vizitë në Kosovë.

Etiketat e lidhura

Glauk KonjufcaLulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 5 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 14 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.