Basha: Propozimi për ndryshimin e kufijve të Kosovës më është bërë edhe mua nga serbët

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimit të zhvilluar me komunitetin shqiptar në Londër ka folur për herë të parë mbi debatin për ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe ndarjen e territorit.

Ai tha se një propozim i tillë i është bërë edhe atij nga pala serbe, gjatë kohës që ishte ministër i Jashtëm i qeverisë “Berisha”.

“Në lidhje me historinë e hapjes sërish të diskutimit të kufijve. Një miku ynë i përbashkët, ish Minisitri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha para pak ditësh se çdo ministri të jashtëm i është propozuar ndryshimi i kufijve të Kosovës. S’e kam thënë më parë, por po e them tani nga Londra: Po, po. Edhe mua më është propozuar. Kanë ardhur, në atë kohë,  autoritetet serbe dhe më kanë paraqitur idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës. Këtë e di unë, e di udhëheqja aktuale e Kosovës, se i kam informuar, e dinë partnerët tanë nga Uashingtoni në Londër, nga Brukseli në Berlin. Ju thashë më parë që jam i tmerruar nga papërgjegjësia totale, me të cilën ata mendojnë se mund të rikthejnë kohën e Millosheviçit apo kohën e luftërave të periudhës së Kongresit të Berlinit. Këta mendojnë akoma si të jenë në shekullin e 19-të. Po kurrë nuk ma kishte marrë mendja se idetë që do të dëgjoja nga goja e Vuk Jeremiçit dhe Ivica Daçiç, do t’i dëgjoja më vonë si ide origjinale nga goja e Edi Ramës dhe e Hadhim Thaçit. Këtë nuk ma kishte marrë mendja kurrë!”,- tha Basha.

SHKARKO APP