Basha: Sot gjithë kombi mban zi

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shpreur sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Adem Demaçit. Në mesazhin e tij, Basha shprehet se “Adem Demaçi si një ndër simbolet e qëndresës kombëtare, mbetet përherë në kujtesën e kombit që përkulet me mirënjohje të thellë para sakrificës dhe kontributit të tij të pavdekshëm për Kosovën”.

Mesazhi i plotë i kreut të PD:

Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Adem Demaçit, Mandelës së Kosovës.
Sot gjithë kombi mban zi sepse humbi një ndër njerëzit që me sakrificën, fisnikërinë dhe mendimin e tyre përbëjnë shtylla që mbajnë peshën e krenarisë kombëtare.
Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Demaçi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë popullit të Kosovës, për këtë humbje të madhe.
Adem Demaçi si një ndër simbolet e qëndresës kombëtare, mbetet përherë në kujtesën e kombit që përkulet me mirënjohje të thellë para sakrificës dhe kontributit të tij të pavdekshëm për Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?