BE s’mund të ketë dy përfaqësues të jashtëm që nuk e njohin Kosovën

Nga “EuObserver” –

Bashkimi Europian mund të kryejë një gabim të madh strategjik në Ballkanin Perëndimor, me emërimin e Ministrit të Jashtëm sllovak Miroslav Lajčák si i Dërguar Special për të udhëhequr negociatat midis Serbisë dhe Kosovës. Ai ka kërkuar po ashtu të jetë i dërguar special për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Kapaciteti i tij, qoftë si i dërguar special i ngarkuar vetëm me negociatat e zgjerimit për tërë Ballkanin Perëndimor, ose si një lloj përfaqësuesi special i BE-së për rajonin, mbetet i paqartë.

Ajo që është e qartë është se ai është një zgjedhje e tmerrshme. Vendimi i shefes së mëparshme të politikës së jashtme të BE-së, Frederica Mogherini dhe ekipit të saj për të mbrojtur shkëmbimin e territoreve, vuri në rrezik jo vetëm stabilitetin rajonal dhe europian.

Pasardhësi i Mogherini, Josep Borrell, duket se e ka kuptuar se për të rifilluar negociatat nën udhëheqjen e besueshme të BE-së, duhet ta delegojë rolin kryesor të negociatorit tek një i dërguar i posacëm, pasi kjo është një detyrë e vështirë që kërkon punë me kohë të plotë.

Në pamje të parë, Lajčák mund të duket se është njeriu i duhur për këtë punë. Ai flet serbisht dhe ka shërbyer dy herë si diplomat i lartë në Ballkan: së pari, si i dërguari i BE për të mbikëqyrur referendumin e Malit të Zi për pavarësinë nga bashkimi shtetëror me Serbinë, në vitin 2006, dhe pastaj si përfaqësuesi special i BE-së në Bosnjë Hercegovinë, nga viti 2007 deri në vitin 2009, duke shërbyer si përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare. Për më tepër, ai e di se si të “lundrojë” nëpër “dallgët” e burokracinë e Brukselit, pasi ka shërbyer si drejtor për Europën dhe Azinë qendrore në Komisionin Europian.

Po ashtu Lajcak ka të ngjarë të jetë i disponueshëm për vendin e punës: sondazhet në Sllovaki parashikojnë që partia e tij do të humbasë zgjedhjet në fund të këtij muaji. Por pavarësisht eksperiencës së vyer, Lajčák është njeriu i gabuar për një sërë arsyesh. Sllovakia është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, për arsye plotësisht të brendshme. Spanja, ish-ministri i jashtëm i së cilës, Josep Borrell, u emërua në krye të politikës së jashtme të BE-së në dhjetor, është një tjetër vend që nuk e njeh Kosovën. Nëse emërimi i Lajčák bëhet zyrtar, të dy diplomatët e lartë të BE-së që merren me Kosovën do të vijnë nga vendeve anëtare që nuk e njohin Kosovën. Ata do të mbikëqyrin bisedimet, përfundimi i së të cilavve duhet të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Kjo do të dërgonte një sinjal të fortë se BE po mban anën e Beograd. Zgjedhja e tij gjithashtu do të forconte presidentin gjithnjë e më autoritar të Serbisë, Aleksandar Vuçic, përpara zgjedhjeve të parakohshme në prill. Emërimi i Lajčák për të udhëhequr bisedimet Kosovë-Serbi do të sinjalizonte mungesën e seriozitetit të BE-së dhe do të vendoste në pozicion të vështirë Prishtinën, duke bërë kështu që negociatat të dështojnë. Ai gjithashtu do të pengonte seriozisht rigjallërimin e njoftuar së fundmi të Bashkimit të politikës së saj të zgjerimit.

Një i dërguar i posacëm për Ballkanin Perëndimor, ndryshe nga Borrell, duhet të vijë nga një shtet anëtar që e njeh Kosovën. Së dyti, ai duhet të ngarkohen vetëm me negociatat Serbi-Kosovë. Çdo portofol që përfshin Ballkanin Perëndimor më të gjerë, dhe veçanërisht Bosnjë dhe Hercegovinën, do të ishte i tëpër. Kjo do të nënkuptonte lidhjen midis marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe Bosnjës. Kjo është pikërisht ajo që ka kërkuar lideri serbi Bosnjës Milorad Dodik. Ky është një sinjal veçanërisht i rrezikshëm pasi Dodik po kërkon sërish mbajtjen e një referendumi për ndarje e Republikës Srpska nga Bosnja.

Së dyti, Lajčák nuk ka marrëdhënie “korrekte” me të gjithë politikanët në Ballka, Si përfaqësuesi special i BE (dhe përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare) në Bosnjë, ai u përfshi në një konfrontim serioz politik me udhëheqësin serb të Bosnjës Milorad Dodik. Për shkak të aftësive të kufizuara politike, konflikti përfundoi në tërheqjen poshtëruese të Lajçak.  Ai braktisi papritmas postin e Sarajevë pas një viti e gjysmë në punë duke sqaruar se ai nuk mund të refuzojë një ofertë të bërë nga Robert Fico, kryeministri i atëhershëm i Sllovakisë, për të kryesuar diplomacinë e vendit të tij .

Sipas burimeve të shumta, vetë Lajčák kërkoi një portofol shumë më të gjerë sesa thjeshtë negociatat Kosovë-Serbi, edhe pse shumë nga zyrtarët e BE-së e këshilluan se dialogu në vetvete është një punë me kohë të plotë.  Kjo qasje vetë-kërkuese ndaj punës është pikërisht ajo që e shtyu Mogherini dhe ekipin e saj drejt dështimit. Ai qëndroi në këtë post edhe pasi kryeministri Fico u detyrua të jepte dorëheqjen në lidhje me vrasjen e gazetarit investigativ Jan Kuciak. Në një rajon që lufton me sulmet ndaj mediave nga zyrtarë të fuqishëm, veçanërisht në Serbi dhe Shqipëri, emërimi i Lajčák do të dërgonte mesazhin e gabuar.

SHKARKO APP