Begaj në Kuvendin e Kosovës: Na kanë fyer! Ata që udhëhoqën luftën për liri po përballen me akuza të montuara
Presidenti Bajram Begaj ishte sot pjesë e seancës solemne që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, në nder të 18- vjetorit të pavarësisë.
Begaj tha se lufta ish-krerët e UÇK-së, për të cilët Prokuroria e Hagës ka kërkuar 180 vite burg, po përballen me akuza të montuara.
“Çdo familje shqiptare sot ndihet pjesë e festës, gëzimit dhe krenarisë. Sot është një ditë e madhe, Kosova mbush 18 vjeç. Në jetën e një njeriu kjo është mosha e pjekurisë, momenti kur ëndrrat e fëmijërisë marrin formën e përgjegjësinë. Ky përvjetor është dëshmi se Kosova është tashmë realitet.
Kosova ecën sot me hapa të sigurt drejt së ardhmes pa harruar të shkuarën dhe sakrificat e bëra.
Kosova është histori e jetuar suksesi që na bën krenar, ne dhe partnerët.
Mendimi ynë është me ata që dhanë jetën për liri, por edhe me ata që po përballen me një betejë të pa drejtë në Hagë! Ata që dje udhëhoqën popullin drejt lirisë, po përballen në Hagë me akuza të montuara, duke na bërë të gjithë të ndjehemi të fyer”, tha Begaj.
KOHA JONË SONDAZH

