Behgjet Pacolli rrëfen historinë e vështirë: Pas një aksidenti rashë në koma

Zv-kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave të ditës së djeshme në rrugën Suharekë-Duhël, ku mes mes tyre pati dhe dy fëmijë.

Pacolli ka ndarë një histori të vështirë nga jeta e tij, teksa zbuloi se 38 vite më parë ai kishte rënë në koma pas një aksidenti automobilistik.

“38 vite më parë, një mëngjes herët në gusht, unë dhe vëllezërit e mi ishim në rrugë nga Kosova për në Zvicër. Ishte një mëngjes me shi pa ndalur në Slloveni, papritmas përjetuam një aksident të tmerrshëm që pothuajse na kushtoi me jetë. Pas zgjimit tim nga koma, unë jam dukur kështu (si në foto) për pothuajse dy vjet. Unë e di se çfarë do të thotë shpejtësia, e di se çfarë do të thotë dhimbja. Zoti na shpëtoi kësaj radhe. Unë shpresoj se askush të mos përjeton këtë!”, shkruan Pacolli, teksa ka publikuar dhe një foto.

SHKARKO APP