Behgjet Pacolli takon në Francë, Ramush Haradinaj

Pacolli ka shkuar në Francë për të takuar Ramush Haradinaj, në Francë, ku ai ndodhet që kur është ndaluar nga autoritetet franceze në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

“Ishte ndjenje e vecante, nje ndjenjë dashurie dhe dhimbje takimi me Ramushin”, ka treguar ish-presidenti i Kosovës për takimin që ka pasur me ish-kryeministrin e vendit, shkruan Gazeta Express.

“E pakuptueshme se si nje njeri si Ramushi të përballet me probleme gjyqesore edhe pse i ka perfunduar te gjitha proceset”, ka shkruar Pacolli në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Do kthehet ne shtepi se shpejti dhe kjo ndjenjë e dhimbjës qe kisha per te, nuk do te jete me. Se shpejti do kthehet ne Kosove, se pari te prindërit e te shoqja dhe femijet e tij të mrekullueshem. Edhe miqët e vet kudo në Kosovë e gjetiu e presin kethimin e tij”, thuhet në shkrimin e Pacollit.

Ndërsa sipas Arianit Koçit, avokatit të Ramush Haradinajt, i cili po rri shumë pranë liderit të AAK-së këto ditë, gjatë dhe pas arrestimit, ish-Kryeministri shumë shpejt do të kthehet në Kosovë.

Koçi përmes një postimi në Facebook ka publikuar një fotografi bashkë me ish-komandantin e UÇK-së dhe ka shkruar: “Nuk e ndal asgjë, Së shpejti në Kosovë”.

Haradinaj po qëndron në Kolmar të Francës që nga 4 Janari i këtij viti, kur u arrestua nga autoritet franceze, në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

SHKARKO APP