Behgjet Pacollit i refuzohet hyrja në Serbi

Thellohen mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi. Beogradi zyrtar ka refuzuar kërkesën e zëvendëskryeministrit njëherësh dhe ministër i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar të vizitojë Novi Pazarin.

Televizioni shtetëror serb thotë se kërkesa është refuzuar nga autoritetet duke u referuar kornizës ligjore të UNMIK-ut. Refuzimi i kërkesës është konfirmuar edhe nga ministri serb i mbrojtjes, Aleksadër Vulin. Ky i fundit shprehet se çdo përpjekje e Pacollit për të hyrë në Serbi do të ishte ilegale, madje mund të ndiqet penalisht nëse tenton të hyjë në territorin serb.

Pacolli ishte ftuar në Beograd ku do të merrte pjesë në një konferencë të këshillit kombëtar boshnjak të Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?