Berat Buzhala: Kosova, mburojë gjaku e mishi i shqiptarëve

Gjate emisioni ‘Opinion’ qe  ka si temë sherrin e mediave Shqipëri-Kosovë, kryesisht pas vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd, gazetari Berat Buzhala tha se, “Kosova ka qene  mburoje gjaku e mishi i shqiptarëve”. Buzhala ju referua masakrave serbe në Kosovë pas vitit 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë.

Buzhala theksoi se sa herë “më është dashur të ndalem në Shqipëri, në plazh, apo kudo më thonë je kosovar, unë u përgjigjem po jam kosovar. Pastaj më thonë se pse thua se je kosovar, por unë u përgjigjem ti po më quan kështu”.

SHKARKO APP