Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:25 Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit Kushtet e pafavorshme atmosferike kanë krijuar vështirësi në trafikun ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bën me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Berat Buzhala: Më përpara Bondsteel e rrëzon qeverinë, se sa ikën për shkak të taksës

Forum E mërkurë, 22 Shtator 2021 13:25
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Berat Buzhala- Më shumë ka gjasa që një ditë të bukur trupat amerikane të nisen drejt Prishtinës, ta rrëzojnë qeverinë e Kosovës, ta heqin taksën, ta rivendosin rendin dhe qetësinë në vend, se sa ta fusin bishtin nën shalë dhe të ikin nga këtu në panikë duke thënë “shqiptarët na dolën dorësh, prandaj po ikim, sepse nuk na mbetet zgjidhje tjetër”. Ata mund të largohen për arsye të tjera.
Kushdo që beson që kampi Bondsteel është ndërtuar pasluftës për t’i mbrojtur shqiptarët nga Serbia, ose serbët e Kosovës prej shqiptarëve, atëherë, së paku për momentin, e meriton çmimin e idiotit të vitit në fushën e analizave gjeostrategjike. Viti është shumë i gjatë dhe është e pamundur të parashikohet nëse ky çmim do t’i rezistojë kohës. Për momentin gjasat duken të mira.

Kjo nuk do të thotë assesi që amerikanët një ditë nuk do të tërhiqen prej Bondsteelit dhe prej Kosovës, sepse edhe Roma një ditë ishte tërhequr, e edhe Perandoria Osmane, sepse bota është dinamike, por ajo që dëshiroj të them unë është që ata nuk do të tërhiqen për shkak të një takse, e as për shkak të asnjë vendimi kontraverz të qeverivetë Kosovës, tash e as në të ardhmën. Fakti që brenda një fjalie gjenden amerikanët, romakët dhe osmanët, nuk është kurrfarë tendence për barazimin e tyre, është thjesht një perspektivë. Por te kthehemi te tema.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Më shumë gjasë ka që një ditë të bukur trupat amerikane të nisen drejt Prishtinës, ta rrëzojnë qeverinë e Kosovës, ta heqin taksën, ta rivendosin rendin dhe qetësinë në vend, se sa ta fusin bishtin nën shalë dhe të ikin nga këtu në panikë duke thënë “shqiptarët na dolën dorësh, nuk kemi cfarë kërkojmë ne më Kosovë, prandaj po ikim, sepse nuk na mbetet zgjidhje tjetër”. Le ta përmend dikush një rast që amerikanët janë tërhequr nga një vend, ku banorët lokalë nuk e kanë hedhur asnjë gurë në drejtimin e tyre. Ata në fakt nuk tërhiqen as nëse banorët lokalë hedhin – jo vetëm gurë – në drejtim të tyre. Ushtarët amerikanë janë në një territor jo për arsye romantike ose dashurore, por për arsye të interesave strategjike të tyre. Dhe këtë “interesa” nuk do të doja që askush ta lexonte në trajtën banale të fjalës, ose në trajtën që përdorët në jetën tonë të përditshme. Në këtë rast, deri para ardhjes së Trump në pushtet, me interesa amerikane nënkuptohej mbajtja larg e Rusisë prej një territori të caktuar, organizimi i zgjedhjeve të lira në një territor të caktuar, respektimi i të drejtave të njeriut dhe minoriteteve në një territor të caktuar. Me fjalë të tjera interes dhe qëllim amerikan ka qënë demokratizimi i rajoneve të botës, që ishte e kundërta e asaj që garantonte Kina dhe Rusia, si dy forcat tjera të mëdha botërore. Ndër vite, këtë e pranojnë edhe vetë amerikanët, është abuzuar në këtë drejtim, posacërisht në rajone në fqinjësi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku janë rrëzuar pushtete dhe instaluar pushtete duke mos e respektuar votën e lirë dhe vullnetin qytetarë. Mirëpo as këto raste, si Nikaragua dhe Kili, nuk mund të trajtohen krejtësisht si bardh dhe zi. Ja për shembull Kuba, ose tash së fundmi edhe Venezuela, shtete këto që i mbijetuan ‘imperalizmit’ amerikan nuk është që po e cudisin botën për të mirë. Përkundrazi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nuk e di as vetë përse shkova kaq larg, sepse nëse nuk gaboj po flisnim për taksën dhe Bondsteelin. Ah po, kur Trump erdhi në pushtet, ai erdhi aty duke premtuar tërheqjen e trupave amerikane nga pjesë të ndryshme të botës, si bie fjala Siria, Afganistani, Iraku, ku ushtarët amerikanë po vriten për cdo ditë. Mirëpo Trump, në momente të delirit të tij, kishte thënë që do t’i tërhiqte trupat amerikane edhe nga bazat e tyre në Kore të Jugut dhe Japoni, sepse sipas tij, këto dy shtete nuk po bënin asgjë për SHBA’në, e cila po u ofronte atyre sigurinë, në mes të tjerash, nga Korea Nukleare Veriore, por edhe nga Kina dhe Rusia. Është e kotë tash të provoj të sqaroj përse kjo ishte nje qasje qesharake, sepse përpara meje, e shumë më mirë se sa unë, këtë e kanë bërë amerikanët. Mirëpo shpjegimi më i thjeshtë ishte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke i ofruar siguri Japonisë dhe Koresë, i kanë ofruar siguri Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe interesave të tyre ekonomike. Japonia dhe Korea, të dyjat, nuk janë jashtë sistemit tonë diellor. Madje mendohet që Korea Veriore ka zhvilluar kapacitete nukleare të cilat do të mund ta preknin territorin e SHBA’ve.

Mund t'ju interesojë

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?

Para 5 minutash
Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 13 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 1 ore

Pra, në krye të herës strategjia e Trump ishte tërheqja e trupave amerikane, pa marrë parasysh nëse qeveritë e tyre vendosin taksa ose nuk vendosin. Ishte thjesht një premtim i tij elektoral, që ai zotohet që do ta mbajë. Përpjekja e parë serioze për implementimin e këtij vendimi është vendimi për t’u tërhequr nga Siria, hap ky që nxiti shtrëngatë në Pentagon. Ministri i Mbrojtjes, Jim Mattis, u shkarkua/dha dorëheqje, për shkak të këtij hapi. Hapi i dytë duket të jëtë Afganistani. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në fazën finale të negociatave me talebanët, prej të cilëve po kërkojnë garanci të plota që nuk do të përfshihen në akte terroriste kundër SHBA’ve, në këmbim të largimit të ushtarëve të tyre prej atij territori.

Dhe sic po e shohim, as nga Siria, as nga Afganistani, por as nga Japonia dhe Korea e Jugut, SHBA nuk i tërheq ushtarët përse ata, ose qeveritë e tyre, e bëjnë këtë ose atë veprim. Trump po punon me një excel përpara vetës: Sa fitojmë dhe sa humbim prej prezencës tonë në atë shtet, ose në atë rajon? A ma shumë fitojmë a humbim? Ka mundësi që të gjitha këto kalkulohen pastaj edhe me jetët e humbura të ushtrarëve versus profitit, ose versus sigurisë nacionale amerikane. Kështu, ka mundësi që është vlerësuar se në Siri nuk ia vlenë asnjë jetë e humbur, sepse aty SHBA nuk ka as interes financiar, e as nuk po mbrohet siguria e SHBA’ve, meqë forcat e ISIS’it janë në grahmat e tyre të fundit. E njëjta logjikë ka mundësi që po dominon edhe për Afganistanin, ku SHBA për cdo vit po humbet rret 50 miliardë dollarë, në mënyrë që t’i mbajë forcat e tyre në atë territor. Nëse po konsiderohet që rreziku nga Al Kaeda është zvogluar, kurse përfitime financiare nga ky shtet nuk ka, atëherë Trump, në kapacitetin e një CEO, me excel në dorë, ka mundësi që ka vendosur që t’i kursejë ato miliarda dollarë.

Si duket prapë shkova shumë larg, sepse këtë shkrim e nisa për shkak të rrezikut të mbylljes së bazës amerikanë Bondsteel, si pasojë e taksës ndaj mallrave serbe. Apo ndoshta ia vlejti barra qiranë. Nga gjithë kjo cfarë lexuat, a duket që trupat amerikane tërhiqen për arsye të tilla?

Trump e ka kërcënuar Japoninë dhe Korenë e Jugut që do t’i tërheqë forcat amerikane nëse këto dy shtete nuk paguajnë për sigurinë e tyre. Trump thotë që do të tërhiqet nga Siria dhe Afganistani sepse SHBA po humbë miliarda dollarë, po humb mijëra jetë njerëzish, duke mos marrë asgjë në kompenzim.

Është absurde të mendohet që në rastin tonë do të vlejnë rregulla të tjera. Sic thotë Einstein “ligjet e fizikës që vlejnë këtu të ne në Tokë, vlejnë njëjtë kudo në Univers”. E njëjta mund të thuhet për rregullat e përcaktuara nga Presidenti Trump. Ajo cfarë vlenë për Korenë, Japoninë, Sirinë, nesër edhe për Estoninë, Lituaninë, Gjermaninë, vlenë edhe për Kosovën. Këto janë rregulla të reja të cilat duhet t’i mësojmë, na pëlqyen apo nuk na pëlqyen. Secili prej nesh ndodh që do ta pyesim vetën: a është ky interes amerikan? Fatkeqësisht dikush tjetër për momentin paguhet për t’i mbrojtur interesat amerikane. Derisa një ditë ndoshta nuk do të paguhet.

Deri në atë ditë ne mund të ngushllohemi, prapë, me gjeniun më të madh të të gjitha kohërave, Albert Einstein, i cili thotë se “dy gjëra janë të pafundme: Universi dhe budallakia njerëzore; dhe unë nuk jam i sigurt për Universin”.

www.gazetaexpress.com

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit
Para 2 minutash

Pesë avionë devijojnë nga Rinasi, vështirësi me uljet në aeroport për shkak të motit

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?
Para 5 minutash

Nisin transferet bankare brenda sekondash në Kosovë: Si funksionon sistemi i ri?

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer
Para 13 minutash

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari
Para 14 minutash

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.