Beteja për UNESCO-n: Detajet e përplasjes që vazhdon

 

Lajmi që Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s ka miratuar kërkesën për të rekomanduar Kosovën si anëtaren më të re, ka entuziazmuar shqiptarët kudo.

Megjithatë beteja ende nuk ka mbaruar, pasi do jetë Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s, e cila mblidhet në nëntor, që do marrë një vendim përfundimtar.

Por si u ndanë votat?

27 vende votuan pro nismës së propozuar nga Shqipëria, 14 ishin kundër, 14 abstenuan.

“Thika” në zemër për serbët ishte vota pro e Malit të Zi dhe Maqedonisë.

“Jemi të zhgënjyer nga këto dy vende, por nuk jemi të habitur,” tha ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Pro Kosovës votuan: Afganistani, Shqipëria, Austria, Belize, Britania, Gaboni, Gambia, Republika Domenikane, El Salvadori, Estonia, Italia, Kuvajti, Maqedonia, Gjermania, Pakistani, St.Kitts dhe Nevis, SHBA, Tajlanda, Togo, Emiratet e Bashkuara Arabe, Franca, Hollanda, Mali i Zi, Çekia, Çadi dhe Suedia.

Kundër ishin: Argjentina, Angola, Brazili, Ekuadori, Etiopia, India, Kuba, Kina, Maroku, Meksika, Namibia, Nigeria, Rusia dhe Spanja.

Kuba dhe Rusia ishin vendet më të zëshme kundër Kosovës.

Vendet që abstenuan: Algjeria, Bangladeshi, Egjipti, Indonezia, Japonia, Koreja e Jugut, Mauritania, Malavi, Mozambiku, Mali, Nepali, Guineja e Re Papua, Trinidad dhe Tobago dhe Uganda.

Tunizia, Turkmenistani dhe Ukrania nuk ishin gjatë votimit.

Serbët thonë se janë të lumtur që vende që kanë njohur Kosovën, abstenuan si Japonia, Malavi, Egjipti, Koreja e Jugut apo Guinea Papua.

Në votimin që do bëhet në nëntor, tani beteja do jetë për vendet që kanë abstenuar, pasi do bëjnë diferencën në total.

Në total do votojnë 195 vendet anëtare dhe për pranimin e Kosovës duhen dy të tretat e votave. Asnjë vend nuk ka fuqinë e vetos.

Në rast pranimi, kjo do jetë një fitore shumë e madhe diplomatike për Kosovën.

SHKARKO APP