Betohet si President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi (Foto/Video)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë sot betimin para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke filluar zyrtarisht mandatin pesëvjeçar të Presidentit të Kosovës. Ai gjatë betimit tha se tërë fuqinë e tij do t’ia kushtojë ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Thaçi: Tërë fuqinë time do ia kushtoj ruajtjes së Pavarësisë

“Betohem se tërë fuqinë time do të ia kushtoj ruajtjes së Pavarësisë, Sovranitetit dhe Integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Sigurimit të lirive dhe të drejtave njerëzore tërë qytetare. Respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe me ndërgjegje dhe përgjegjësi do t’i kryej të gjitha detyrimet e mia, betohem“, ka lexuar Thaçi tekstin e betimit.

Në këtë seancë solemne ishin të pranishëm shumë ambasadorë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, por jo edhe opozita, disa deputet të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe ish-kryeministri i Kosovës dhe bashkëpartiaku i Hashim Thaçit, Bajram Rexhepi. Derisa aty shiheshin përfaqësues të familjes Rugova, munguan përfaqësuesit e familjes J ashari dhe Haradinaj.

Pas betimit, presidenti Thaçi para deputetëve ka thënë se ky është një moment i krenarisë, i përgjegjësisë dhe moment i veçantë në jetën tij.

Thaçi: Do të jem faktor unifikues politik dhe qytetarë

“Kosovën bashkërisht e kemi ndryshuar. Tani do të jem në detyrë të re, me përgjegjësi të re për një Kosovë të re demokratike, evropiane dhe multi-etnike. Kam shpresë dhe besim në vendin tonë dhe në qytetarët tanë, kam besim të plotë në Institucionet e Kosovës, në Parlament dhe në Qeverinë e Kosovës kam besim se do të vazhdohet me qeverisje të mirë. Si president do të jem garanc i respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve, mbrojtës dhe përfaqësuesve i interesave të Kosovës. Do të jem faktor unifikues politik dhe qytetarë, përfaqësues i gjithë qytetarëve pa dallim etnie, feje, race apo gjinie. Të nderur qytetar të Kosovës, më lejoni që të falëndero j presidenten Jahjaga për punën e saj të shkëlqyer që ka bërë në këto 5 vite si simbol i unitetit politik dhe qytetarë”, tha ai.

Thaçi ka theksuar se edhe në detyrën e re si President i Kosovës do të vazhdojë të angazhohet për një Kosovë të re, demokratike, evropiane dhe multietnike.

Ai është zotuar se do t’i afirmojë më tutje vlerat sublime të Deklaratës së Pavarësisë dhe të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Sipas tij, qëllimi dhe vizioni i qytetarëve të Kosovës është integrimi në Bashkimin Evropian, në NATO si dhe miqësia e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Thaçi ka përmendur se shteti i Kosovës është njohur nga 119 vende të botës, është anëtarësuar në shumë organizata rajonale dhe ndërkombëtare, kurse, në ditët në vijim Kosova pret rekomandimin për liberalizimin e vizave, ku qytetarët e Kosovës si gjithë evropianët do të lëvizin lirshëm.

Thaçi:Këtë detyrë do ta vazhdojë në komunikim me qytetarët

“Sot Kosova është faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon. Kosova po zhvillon marrëdhënie të mira fqinjësore me gjitha vendet e rajonit. Shteti i Kosovës është i zotuar të vazhdoi dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në këtë proces e kemi pasur dhe kemi mbështetjen e fuqishme të partnerëve ndërkombëtarë. Të dy vendet dhe popujt tanë kanë të kaluar të hidhur mes vete. Të kaluarën ne nuk mund ta ndryshojmë por jemi të zotuar të mos e përsërisim. Ta ndërtojmë të ardhmen bazuar në vlerat tona tradicionale më të mira dhe standarde euroatlantike. Të dy vendet duhet të punojnë që të anëtarësohemi sa më shpejtë në BE, duke lehtësuar njëra-tjetrën dhe jo duke e penguar. Dialogu nuk ka alternativë por tani duhet të ketë një dinamikë të re dhe energji të re vendimmarrëse dhe implementuese. Si president i vendit edhe sa i përket dialogut do ta punojmë për nderimin e një konsensusi sa më të gjerë qytetarë. Kosova do të punojë në mënyrë ma aktive për tu bërë anëtare e nismave rajonale evropiane dhe ato botërore. Kosova do të punoj ngushtë me partnerët ndërkombëtarë që të bëhet anëtare e OKB’së. Kosova është pjesë aktive e bllokut anti-terrorist në botë. Do të jemi të pa kompromisë kundër fundamentalizmit dhe çdo elementeve ekstremist kudo dhe kurdo që paraqiten. Jam i vetëdijshëm që të jesh president i Kosovës është nder dhe përgjegjësi politike, kombëtare dhe kushtetuese. Këtë detyrë zotohem se do ta vazhdoj në bashkëpunim dhe komunikim të ngushtë me ju“, ka thënë ai.

Ai shtoi se do të përmbyllin procesin e formalizimit për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si force multietnike e standardeve euroatlantike.

Thaçi: Do ta përfaqësojë unitetin e popullit

“Ne jemi krenar për tà « kaluarën tonë heroike. Shumë breza u sakrifikuan për të ardhur këtu ku jemi sot dhe sot kujtojmë përpjekjet për liri të Presidentit Ibrahim Rugova, dhe sakrificën legjendare të Komandantit Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Lirisë. Sot nga ky vend edhe njëherë shpreh konsideratën më të lartë për të gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës…me angazhimet e mia do të respektoj kushtetuan dhe ligjet e Kosovës, traditën e mirë të qytetarisë, kriteret dhe vlerat euroatlantike, gjithmonë do nisem nga oferta ime për dialog politik, ndërpartiak, për komunikim me shoqërinë civile, me mediat, bizneset dhe iniciativat e lira. Si kreu i shtetit do të ruaj, kultivoj dhe përfaqësoj unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, Kosova sivjet për herë të parë do të marrë pjesë në lojërat olimpike dhe po punohet që sa më shpejtë të anëtarësohemi në UEFA dhe FIFA.

Ndërkohë, derisa betohej Thaçi, dy të dyshuar kanë hedhur sfera xhami (klikera), duke thyerë pikërisht xhamat e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës. Ata janë arrestuar nga Policia e Kosovës, të cilët më pasu intervistuan nga prokurorja.

Pas përfundimit të cermonisë, Jahjaga e ka shoqëruar Thaçin deri në zyrën e tij të re, duke i dorëzuar kështu edhe ‘çelësat’ e presidencës. Me të hyrë në zyrën e presidencës, Thaçi është ulur në karrigen e presidentit, duke nisur kështu zyrtarisht mandatin e të parit të vendit.

***

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentja në largim Atifete Jahjaga kanë bëre pranim dorëzimin e detyrës.

Jahjaga ja ka dorëzuar karrigen e saj presidentit të ri Hashim Thaçit.

Thaçi, tashmë ka dhënë betimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ashtu siç parashihet me Kushtetutën e vendit.

“Respektimit dhe mbrojtjes së kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjes së paqes dhe mirëqenies të gjithë qytetarëve, betohem”, tha Thaçi.

Presidenti i ri i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë betimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai e ka quajtur moment të veçantë në jetën e tij betimi për postin e Presidentit.

“Kam besim që do të vazhdohet me qeverisje të mirë. Do të jem faktor unifikues politik dhe qytetar”, tha Thaçi.

“Qëllimi dhe vizioni i qytetarëve të Kosovës është integrimi në BE- dhe NATO. Qytetarët e Kosovës meritojnë jetë të qetë, vende pune dhe mirëqenie të standarde evropiane. Do të përmbyllmini ligjin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, tha Thaçi.

Po ashtu, Thaçi tha se qytetarët e Kosovës meritojnë jetë të qetë, vende pune dhe mirëqenie të standarde evropiane.

“Do të përmbyllmini ligjin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, tha Thaçi.

Thaçi ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë.

“Jam i vetëdijshëm që të jem President i Kosovës është nder dhe përgjegjësi e madhe. Ne jemi krenar për të kaluarën tonë heroike. Shumë breza u sakrifikuan për të ardhur këtu ku jemi sot”, tha Thaçi.

Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ku Hashim Thaçi do të betohet si president i vendit, mund ta ndiqeni drejtpërdrejt.

Në seancë pritet të marrë pjesë pozita dhe personalitete të ndryshme por jo edhe opozita.(Bota sot)

SHKARKO APP