Bie kurba edhe në Kosovë, gjatë 24 orëve kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 vetëm 4 persona
Kosova është një ndër vendet më të prekura nga koronavirus në rajon. Ditët e fundit ka patur një shtim të rasteve me Covid-19. Ajo që vihet re ditën e sotme ka një rënie të të prekurve, vetëm 4 raste të reja gjatë 24 orëve.
IKSHPK bën të ditur se sot pas testimit të 254 mostrave të dyshimta me Covid-19, vetëm 4 kanë dalë pozitive. Po ashtu, 22 persona janë shëruar.
Numri total i të shëruarve ka shkuar në 403.
IKSHPK bën thirrje që të respektohen rrekomandimet që sa më shpejt të dilet nga kjo krizë pandemie.
Në kuadër të rënies së kurbës së koronavirusit në Kosovë ka filluar plani i rihapjes së vendit ku kujtojmë vendimin e Kryebashkiakut Shpend Ahmeti për daljen nga karantina të Prishtinës.