Bilanci i COVID-19 në Kosovë, 1.269 të infektuar, 912 të shëruar
Ka shkuar në 1.269 numri i rasteve në total i personave të prekur nga koronavirusi. Mësohet se 912 persona janë shëruar, ndërkohë që janë shënuar 31 viktima.
Një ditë më parë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 294 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 6 raste.
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Mamushë, Vushtrri dhe Gjilan.