Bilanci i COVID-19 në Kosovë, shënohen 5 viktima dhe 285 raste të reja
Kosova E Shtunë, 30 Janar 2021 16:22
KOSOVA
Kosova ka regjistruar 5 viktima dhe 285 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
ISHKPK njofton se po ashtu janë 260 të shëruar së fundmi, ndërkohë që në total u kryen 1 mijë e 686 testime.
Bilanci deri më sot i pandemisë në Kosovë ka shënuar këto shifra, 59 mijë e 931 raste, 52 mijë e 208 të shëruar dhe 1 mijë e 492 kanë vdekur si pasojë e COVID-19.