“Blic”-i serb: Putin ka gati njohjen e Kosovës

E përditshmja më e madhe e Beogradit ”Blic”, ka shkruar se Rusia e ka gati njohjen e Kosovës dhe pret vetëm një sinjal nga ana e SHBA-së si kompromis për Ukrainën. Blic citon Mary Deevsky nga Instituti Mbretëror Britanik, i cili thekson se “Putin e mban Kosovën si peng për ta shkëmbyer”.

Kjo është hera e dytë për disa muaj që në qarqe kaq të larta flitet për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Rusia.

Në shtator të vitit të kaluar, Vladimir Putin barazoi Kosovën dhe Krimenë, duke kritikuar Perëndimin që sipas tij respekton vullnetin e popullit në një vend dhe nuk e bën për një vend tjetër.

SHKARKO APP