Blushi: Rama po këndon “O solo mio” me Daçiçin

Blushi: Zoti Rama u fut në garën presidenciale në Amerikë si një njeri i marr me qera, këtë e kam thënë dhe në parlament. Pra u mor me qera nga një palë kundër palës tjetër, për çfarë sepse sigurisht që një shtet i vogël si Shqipëria me 3 milionë banorë nuk mund të ndikojë dot në votën e 300 milionë amerikanëve, është si një pikë uji të përmbysi një gotë ose një kazan.

Por zoti Rama u mor me qera nga një palë për të krijuar në SHBA një përshtypje sikur në Europë  Donald Trump ëhstë i padëshiruar, dhe nga të gjithë kryeministrat e Evropës doli vetëm ky, duke treguar që është më mendjelehti një njeri që merret me qira, kjo është e vërtetë. Me aq sa e njoh, nuk është se ka guxim që të cenojë raportet shqiptaro amerikane. Megjithatë realisht të gjithë jemi në pritje përfshirë dhe zotin Rama për të parë se çfarë do të jetë administrata Trump, si do përfaqësohet në Tiranë, çfarë ndryshimi do të kenë politikat e kësaj administrate në raportet me Ballkanin dhe sigurisht zoti Rama ju detyrohet shqiptarëve një ndjesë, qoftë edhe për faktin se siç kam thënë në parlament e përsëris, duke e personalizuar totalisht politikën e jashtme, personalizojë raportet me SHBA-të, sepse deklarata e tij ishte personale.

Një kryeministër nuk ka të drejtë të flasë ashtu, zoti Rama ka folur në mënyrë personale duke abuzuar me postin e kryeministrit.  Pra e personalizuar në përgjithësi diplomacinë. Ky është rasti që thashë, rast konkret është rasti klasik i zotit Rama me Serbinë. Unë e kam thënë që ka sheqerosur pa shkak themelor raportet me Serbinë dhe ka helmuar raportet me Greqinë edhe këto për arsye personale. A ke parë kryeministër që ta bëjë politikën e jashtme me Greqinë shtet aleat, anëtar i NATO-s, anëtar i BE-së, pavarësisht cinizmit në disa raste apo naivitetit të politikës greke që lexon keq shumë gjëra që ndodhin në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj një kryeministër nuk mund të bëjë politikë të jashtme me shtetin fqinj përmes Facebook-ut. Kjo është të jesh totalisht naiv dhe të mos kesh asnjë raport me diplomacinë. Kjo është fatkeqësisht qasja e zotit Rama me diplomacinë, këndon ‘o Sole mio’ me ministrin e jashtëm serb, ‘o sole mio’ nën çfarë, nën diellin që po zihet në Kosovë dhe bën politikë facebooku me Greqinë, është totalisht e padrejtë. Diplomacia jonë është në ditën e saj më të keqe, dhe mund të të bëj përmbledhjen me 3 fjali. Raportet me SHBA-të kanë një problem apo jo edhe me këtë që ndodhi. BE nuk na i hapi negociatat çka e ka dëmtuar rolin e Shqipërisë.

Nuk na i hapi negociata BE para 2 muajsh. Raportet me Greqinë i kemi në pikën më të ulët që nga viti 94-r. Që nga viti 94-r  që nga koha e Sali Berishës kur u arrestuan 6 minoritarë. Që prej 20 vitesh nuk kemi raporte më të këqija me Greqinë që është totalisht e paarsyeshme. Raporti me Serbinë, në qoftë se zoti Rama do të kishte arritur një produkt, se realisht mburret se ka arritur një marrëveshje për të shkëmbyer disa të rinj. Pra disa të rinj kanë të drejtë të shkojnë në Beograd dhe disa të rinj serbë të vijnë në Tiranë, çfarë produkti është. Nëse do të kishte një produkt do të dukej në Kosovë, administrata e Vuçiçit pas takimit me zotin Rama është më agresive se para këtyre takimeve me Kosovën. Që do të thotë se këto takime kanë qenë totalisht të pafrytshme dhe në fakt më vjen keq ta them, por Aleksandër Vuçiç e ka përdorur Edi Ramën për të ndryshuar imazhin e vet në Bruksel, çka e ka arritur me shumë sukses.

Zoti Rama nuk pasi mundësi të përfitonte se në fakt ne nuk na u hapën negociatat, ndërsa zoti Vuçit e relartivizojë me shumë sukses. Përdori zotin Rama në Bruksel për  ti thënë Brukselit, BE-së dhe SHBA-së që unë kam marrëdhënie shumë të mira me zotin Rama, të cilën zoti Rama nuk e relativizmi. Zoti Rama nuk pati dot mundësi për të marrë zotin Vuçiç në telefon të cilën duhet ta kishte bërë me aq miqësi sa  duket se kanë krijuar ti thotë që ndale trenin që po hyn në Kosovë, as këtë se ka bërë. Deklaratat e qeverisë shqiptare mbas incidentit në Kosovë janë ndoshta më të butat nuk e di për çfarë arsyesh.

SHKARKO APP