Bojkoti i fjalimit të Presidentes së Kosovës, Paloka: Rama tradhtoi vlerat e kombit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar për bojkotimin nga Edi Rama të fjalimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Në një reagim të ashpër në Facebook, Paloka thotë se akt i tillë është i turpshëm dhe anti kombëtar. “Është e turpshme që Rama bojkotoi sot fjalimin e Presidentes së Kosovës në parlament. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri dhe është një akt i shëmtuar politik dhe jo vetëm i shtyre nga ata që Rama i konsideron partnere të tij në Ballkan. Edi Rama tradhëtoi sot vlerat e kombit dhe për fat të keq nuk është hera e parë që e bën këtë. Motivet politike dhe personale që e shtynë ta bëjë këtë akt janë të pafalshme”,- deklaron Edi Paloka.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP