Brazili, Jahjagës: Eja me vizë serbe. Anullohet vizita

 

Samiti Global i Grave në San Paolo, është bërë shkak për një incident mes presidentes kosovare Atifete Jahjaga dhe palës braziliane. E ftuar në këtë event, mikpritësit i kanë kërkuar kryetares së shtetit kosovar që të shkojë e paisur me vizë serbe, pasi Brazili nuk e ka njohur ende Kosovën si vend të pavarur. Natyrisht që Jahjaga nuk e ka pranuar këtë kërkesë dhe udhëtimi i saj është anulluar.

SHKARKO APP