Bruksel:Edita Tahiri refuzoi për të biseduar për çështjen e Trepçës
Sot u mbajt një takim trepalësh, për ta vlerësuar gjendjen në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut të Brukselit, me theks të veçantë për bllokadën që Serbia ia krijoi marrëveshjes për kodin telefonik.
Me këtë rast ministrja Tahiri tha se dialogu i Brukselit ka dhënë rezultate të prekshme në këto vite të rrjedhës së vet, mirëpo kjo periudhë shquhet me tensione sidomos për faktin që Serbia bllokoi zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik, si dhe arrestimin arbitrarë të zyrtarit të lartë të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, që po vazhdon të mbahet në arrest. Me ketë rast, ministrja Tahiri kërkoi që BE-ja të vazhdoj angazhimet për zhbllokimin e zbatimit të marrëveshjes për kodin telefonik dhe pavarësimin e KOSTT-it, sepse janë marrëveshje që po diskutohen tani e pesë vjet dhe nuk është arritur rezultati i përcaktuar me marrëveshjet.
Ministrja Tahiri po ashtu e përsëriti kërkesën e lirimit të z. Nehat Thaçi, duke thënë që Serbia nuk mund dhe nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Kosovës dhe se kjo sjellje e Serbisë po e dëmton edhe vet procesin e dialogut të Brukselit.
Pala serbe tentoi ta ngrisë në këtë takim edhe çështjen e Ligjit për Trepçën të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ministrja Tahiri refuzoi kategorikisht tendencën e palës serbe për të biseduar për këtë temë, sepse Trepça është aset dhe pronë e Kosovës dhe si e tillë nuk e bisedojmë me askënd, deklaroi ministrja Tahiri.
Tahiri po ashtu theksoi se kjo nuk është biseduar dhe nuk do të bisedohet asnjëherë në dialog. Ajo siguroi se Kosova nuk do të pranoj hapjen dhe diskutimin e temave të brendshme shtetërore për të cilat vendosë vetëm Kosova. Ajo po ashtu theksoi se një palë nuk mund të imponojë hapjen e temave në dialog sepse për një gjë të tillë kërkohet pajtimi i të dy palëve pasi që po ashtu ky është edhe parimi themelorë i dialogut të Brukselit i cili bazohet në respektimin e juridiksioneve të dyja shteteve.
Krejt në fund të takimit, ministrja Tahiri i rikujtoi palës Serbe së janë të kota tendencat e tyre për diplomaci në Bruksel rreth çështjes së Trepçës, pasi që njëzet e tre nga vendet anëtare të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe së tashmë Kosova ka hyrë në marrëveshje kontraktuale me BE-në duke nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit