Buzhala i përgjigjet Ramës: Ti me Vuçiçin…
Kryeministri Edi Rama u bë sot pjesë e një replike që akademiku Rexhep Qosja po zhvillon me gazetën Exspress në Prishtinë. Qosja i akuzoi gazetarët e kësaj media të ndjekur si antishqiptar, ndërkohë që vetë akademiku tha se ishte përkrahës i idesë së shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.
Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook tha se ishte në një mendje me Rexhep Qosjen mbi rolin antishqiptar të kësaj gazete. Kujtojmë që gazeta Exspress ka akuzuar shpreh Edi Ramën si përkrahës të ndarjes së Kosovës.
Pas këtij deklarimi të Edi Ramës ka ardhur dhe reagimi i një prej drejtuesve të kësaj media, Berat Buzhala. Në një postim në Facebook, Buzhala shprehet: “Edhe Edi Rama po na godet neve te T7’shit dhe Gazetes Express si pro serb dhe anti shqiptar ?♂️ Ça te thote vllai? Ti me Aleksander Vucicin vec sex nuk keni bo ende, edhe pse nuk jam i sigurt. Ti nuk je as me pak e as me shume pervec nje pasardhes besnik i linjes Mugosha, Popovic, Enver Hoxha….
Pse more bir nuk e kcejshe kufinin e me ardhe me luftu ne Kosove, meqe aq shume e don kete vend? Kur po them me luftu po mendoj me luftu ne anen tone, jo ne anen e serbeve. Cka kokni çu peshe keshtu? Na vec website kemi, nuk kemi arme nukleare. As droge nuk mbjellim. As banda nuk kemi. Do djem e çika te reja qe ju rrine m’i kry edhe ju kallxojne shqiptareve cfare hajnash jeni ?♂️
Calmate Edvin, calmate. A ka shoqata te gazetareve?”.
https://arkiva.kohajone.com/rexhep-qosja-sulmon-gazetaret-dhe-median-rama-hallall/