Bytyçi: ShBA i afrohet qasjes europiane për zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi, Grenell parashikon dorëheqjen nga posti i ndërmjetësuesit
Gjermania dhe Franca kanë shprehur vullnetin për të udhëhequr dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një artikulli të përbashkët, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian kanë thënë se moszgjidhja e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është faktor destabilizues në Ballkanin Perëndimor.
Analisti Enver Bytyçi e sheh këtë si një sinjal pozitiv për zgjidhjen e çështjes, duke i konsideruar dy vendet me fuqi të barabartë me ShBA-në.
Për RTV Ora ai shprehet se ShBA i është afruar qasjes evropiane për zgjidhjen e dialogut. Nëse kjo ndodh, atëherë ndërmjetësuesi aktual i dialogut mes dy vendeve, Grenell duhet të japë dorëheqjen nga ai post.
Kjo sepse bie ndesh me qasjet e mëparshme të ShBA-së.
Bytyçi: Tërheqja e Grenell nga detyra e Ambasadorit të ShBA-së në Gjermani është një sinjal për ndryshimin e politikës së administratës Trump për Europën. Presidenti Trump me ardhjen e tij në Shtëpinë e Bardhë ndryshoi disa balanca dhe ekuilibra të politikës së jashtme të ShBA-së. Vjia që ndoqi ai për të krijuar një spektër të ri politik çoi në disa konfrontime të nevojshme me vendet e BE-së. Grenell ishte përfaqësues i kësaj linje në Gjermani. Ishte në vijën e parë dhe nxiti njëfarë konfrontimi mes Gjermanisë dhe ShBA-së. Nëse do të ketë një ekuilibër të ri në marrëdhëniet e ShBA-së ne Gjermaninë, është një sinjal i mirë për problematikat e Ballkanit dhe sidomos Kosovës.
Linja e Grenell në raport me Kosovën ka qenë e ndryshme me negociatorët e tjerë evropian dhe amerikanë. Linja e tij ngjalli një lloj shprese në zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës së përbashkët dhe një autostradë që lidh Prishtinën dhe Beogradin. Këto dëshmonin se përparësia ekonomike do të hapte rrugën dialogut për të zgjidhë problemet politike. Duke parë që konflikti politik mes dy vendeve është shumë i thellë si dhe kërkesën e Grenell për të zgjidhur këtë konflikt në mënyrë të përshpejtuar, atëherë binte ndesh me teorinë e zhvillimeve ekonomike si parakusht për zgjidhjen e problemeve politike. Si pasojë dështimi ishte prezent. Grenell duhet të qaset komplet ndryshe për sa i përket dialogut mes dy vendeve.
Një takim i disa ditëve më parë i ministrit të jashtëm të Republikës Federale Gjermane dhe Republikës franceze në të cilën shprehej vullneti që të këto dy vendet të marrin përsipër udhëheqjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe për ta çuar në finish, ishte një sinjal sipas të cillit këto dy vende ndajnë të njëjtin mendim, është një forcë e barazvlefshme me fuqinë e ShBA-së. Mesa duket ShBA i është afruar qasjes evropiane në këtë çështje. Grenell u zëvendësua si drejtor i Agjencisë së Sigurimit në ShBA si dhe hoqi dorë dhë nga posti i Ambasadorit amerikan në Gjermani. Ndoshta ai parashikon dorëheqjen edhe nga ndërmjetësimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Sepse nëse politika amerikane afrohet me politikat evropiane, atëherë pozicioni i Grenell do të binte ndesh me qasjet e mëparshme e për pasojë politika në perëndim ka një moral.