Bytyçi: Vjosa Osmani presidente e votuar nga populli, Shqipëria ka bërë hapa pas në integrim
Në një intervistë për Ora News, anlisti Enver Bytyçi u shpreh se nëse Haradinaj pretendonte para zgjedhjeve që do të bëhet president, pas zgjedhjeve pas që një gjë e tillë nuk mund të bëhet.
Ai tha se LDK-ja dhe AAK-ja do të jenë të pranishme në sallën e Kuvendit për të plotësuar kuorumin e nevojshëm për të zgjedhur presidentin e ri.
Bytyçi: Nëse Haradinaj pretendonte para zgjedhjeve që do të bëhet president, pas zgjedhjeve pas që një gjë e tillë nuk mund të bëhet. Rreth 300 mijë persona kanë votuar Vjosa Osmanin që është politikania më e votuar e vendit. Presidenti kështu do të jetë produkt i votës së qytetarëve. Është e padiskutueshme që Vjosa Osmani do të jetë presidente e Kosovës. Sot për sot kjo dyshe, Kurti në qeveri dhe Osmani në presidencë është dyshja më e mirë që siguron harmoninë dhe paqen në Kosovë. Tashmë i duhet dhënë fund sfidave me të cilët vendi po përballet prej kohësh. Dhe një sfidë kryesore është dhënia fund e çështjes së njohjes së Kosovës.
LDK-ja, ndryshe nga PDK-ja që tavolinën e bisedimeve shkoi me 10 kushte, LDK-ja do të qëndrojë në parlament, atëherë votat për kuorumin e zgjedhjes së presidentes Osmani do të bëhet. Besoj se edhe AAK-ja do të qëndrojë në kuvend duke garantuar kështu numrin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. Ata që do ta bojkotojnë këtë seancë do të marrin një kosto nga qytetarët e vendit, sepse Vjosa Osmani është e zgjedhur për të drejtuar shtetin. Unë nuk besoj se ata janë aq naivë për të mos kuptuar se cila është në dobi të Kosovës dhe partive të tyre.
Sipas Bytyçit Shqipëria ka bërë hapa në raport me procesin e integrimit në BE dhe shtoi se krahasuar me periudhën e qeverisë Berisha, Rama nuk ka të njëjtat rezultate.
Bytyçi: Janë 5 shtete të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, duke e njohur futjen e Kosovës në familjen evropiane. Është mirë që BE-ja të gjejë një konsensus për ta vazhduar me shpejtësi procesin e integrimit. Ndërsa Shqipëria ka bërë hapa në raport me këtë proces. Nëse ne krahasojmë rezultatet e një kryeministri me perfeksionin ne gabojmë. Ne duhet të bëjmë një analizë të këtyre 8 viteve qeverisëse dhe krahasuar me qeverinë e kaluar, ka pasur përkeqësim. Nëse krahasojmë rezultatet e të dyja periudhave, Rama duhet të realizojë rezultatet e qeverisë Berisha dhe pastaj të flasë.