Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Çaj, ujë të nxehtë me limon dhe…” I riu nga Prishtina tregon përvojën si e mundi COVID-19

Kosova E premte, 17 Prill 2020 20:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një nga të shëruarit është edhe Petrit Bylykbashi nga Prishtina, i cili me datën 26 mars është diagnostifikuar me COVID-19. Në një bisedë për Zërin e Amerikës përmes Skype-it, ai thotë se e ka tejkaluar lehtë virusin.

“Lehtë kaloi, jo edhe aq vështirë, nuk e di a për shkak të imunitetit tim që e kam goxha të fortë apo virusi ka qenë më i dobët tek unë, por mirë kaloi”, tha ai.

“Prej momentit që kam rezultuar pozitiv dhe deri te testi i dytë negativ kanë qenë 18 ditë të plota, ndërsa ka qenë 24 ditë prej kohës kur kanë filluar të shfaqen simptomat ndërsa koha kur është dyshuar që unë jam infektuar kanë qenë 38 ditë nga ajo kohë. 38 ditë deri kur kam rezultuar negativ”, tha ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zoti Bylykbashi thotë se simptomat e virusit i ka kuptuar përmes medieve ndërsa tregon se kur kishte filluar të dyshojë se mund të jetë i prekur.

“Kur filluan të më shfaqen simptomat, i pata dyshimet e mia, gjithsesi dyshimet m’u forcuan në ditën e tretë kur u zgjova prej gjumit edhe nuk munda të zgjohem nga krevati për shkak të plogështisë së muskujve dhe dhimbjeve të nyjeve. Aty dyshova që jam i prekur prej koronavirusit ndërsa dyshimet e mia u vërtetuan vetëm tri orë më pas kur temperatura më kaloi mbi 38 gradë. Në atë moment njoftova institutin ndërsa me rekomandim të institutit kam qëndruar edhe pak në shtëpi për të përcjellur gjendjen time edhe për të parë apo vazhdojnë. Pas 30 orëve më rekomanduan të drejtohem në infektivë”, thotë zoti Bylykbashi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai thotë se pas rezultatit pozitiv ka qëndruar një natë në Klinikën Infektive prej nga pastaj është liruar të shërohet në shtëpi. Zoti Bylybashi thotë se e di ditën përafërsisht kur është infektuar, por nuk e di nga kush.

Mund t'ju interesojë

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Rasti i Arlinda Zekajt, raporti evidenton shkelje dhe kërkon masa ndaj zyrtarëve

Para 23 orësh
BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06
Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Berset takohet me Kurtin në Dublin: Këshilli i Evropës mbështet rrugën evropiane të Kos...

13 Nëntor 2026, 11:03

“Kanë qenë ditë shumë të ngarkuara me punë, kanë qenë ditë shesh xhirimesh nëpër gjithë Kosovën, kontaktet kanë qenë të shumta me njerëz, kontakte përveç me njerëz kam pasur edhe gjësende tjera kështu që me të vërtetë nuk mund ta dijë se ku saktë”, tha ai.

Kosova ka filluar zbatimin e masave të rrepta të kufizimit të lëvizjes, i cili lejon qytetarët e moshës mbi 16 vjeçare dhe nën 65 vjeç, të dalin nga shtëpitë vetëm një herë në ditë për një orë e gjysmë për t’u furnizuar me mallra të domosdoshme. Zoti Bylykbashi thotë se këto masa janë të nevojshme por të vonshme.

“Është shumë më mirë të qëndrojmë në shtëpi për një kohë derisa kjo të kalon ose të paktën të zbutet periudha e virusit, panik jo sepse po bëjnë panik shumë të panevojshëm. Paniku nuk të sjellë asgjë tjetër përveç probleme përveç përkeqësimit të gjendjes. Frika është po ashtu e njëjtë, ta ruajmë qetësinë sa më shumë dhe po u kapëm nga ky virus ta tejkalojnë sa më lehtë dhe më qetë”, tha ai.

Ai thotë se tashmë do të angazhohet si vullnetarë në qendrën e studentëve në Prishtinë, që është shndërruar në karantinë për qytetarët që kthehen nga jashtë Kosovës.

Nuk ka ende ndonjë ilaç apo vaksinë kundër koronavirusit, por “unë kam përdorur vitaminë c dhe paracetamol”, tha zoti Bulykbashi. “Për paracetamol nuk kam pasur shumë nevojë maksimumi pesë herë, në ditët tjera asnjëherë. Çaj, ujë të nxehtë me limon më është preferuar për mëngjes, të cilat besoj që më kanë ndihmuar. Tash nuk e di a është psiqike apo me të vërtetë më kanë ndihmuar, unë ja arrita”.

Në Kosovë deri të enjten mbrëma janë konfirmuar 449 persona të prekur me COVID-19. Dymbëdhjetë veta kanë humbur jetën, ndërkaq 79 prej tyre janë shpallur të shëruar./VOA/

Etiketat e lidhura

i riuPrishtina
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Para 50 minutash

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 20 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 23 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 10 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.