Cakaj me Thaçin: Të angazhuar në rritjen e njohjeve të Kosovës

Gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka takuar presidentin Hashim Thaçi, ku ka vënë theksin se tek gatishmëria për vazhdimin e projektit për ambasada të përbashkëta mes dy vende si dhe angazhimin për njohjen e Kosovës.

“Shpreh gatishmërinë për vazhdimin e projektit të vendosjes së Ambasadave të përbashkëta e hapësira të përbashkëta në Konsullata, vazhdimin e projekteve për këmbimin e personelit diplomatik dhe po ashtu krijimin e një agjende politike të koordinuar mes vendeve. Kemi qenë të angazhuar në çështjen e njohjeve të Kosovës, me të gjitha kapacitetet që kemi pasur. Jemi munduar ta bëjmë më të mirën, për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës dhe po ashtu në forumet shumëpalëshe, jemi kujdesur që aty ku Kosova nuk ka prani, ne të jemi zëri i Kosovës dhe të adresojmë të gjitha çështjet që e ngarkojnë agjendën e saj”, tha Cakaj.

Siç njofton zyra e shtypit, Çakaj ka marrë vlerësime nga presidenti Thaçi, si zëri i denjë për të përfaqësuar Shqipërinë.

“Unë mendoj se Ministri Cakaj, me të vërtetë i ka dhënë një dinamikë të re, një shpirt të ri, kësaj fryme, këtij afirmimi, e konsolidimi të shtetit të Kosovës kudo në botë, në çdo instancë ndërkombëtare ku merr pjesë Republika e Shqipërisë”, mësohet të ketë thënë Thaçi.

SHKARKO APP