Celula xhihadiste në Venecia, 3 kosovarë dëbohen nga Italia

Tre shtetas kosovarë rezidentë në qytetet e Trevizos e Venecias janë dëbuar sot nga territori italian për motive sigurie e të konsideruar si persona të rrezikshëm për shtetin.

Emrat e tyre janë shfaqur gjatë hetimeve të operacionit të pak ditëve më parë i cili çoi në shkatërrimin e një celule xhihadiste e përbërë nga 4 shtetas kosovarë që kishin si qëllim hedhjen në erë të urës Rialto në Venecia.

Është Ministria e Brendshme italiane, e cila informon se investigimi i autoriteteve italiane ka dokumentuar se 3 shtetasit e dëbuar së bashku me 4 kosovarët e arrestuar kanë vizionuar bashkërisht e kanë shpërndarë në rrjetin e internetit, video të shumta me përmbajtje të propagandës xhihadiste ku shfaqen teknika të përgatitjes së atentateve vetëvrasje.

Ministria e Brendshme italiane informon se lejet e qëndrimit të 3 kosovarëve të dëbuar janë revokuar e ata janë larguar sot nga territori italian përmes aeroportit të qytetit të Torinos . Urdhëri i dëbimit të tyre është firmosur nga Ministri i Brendshëm italian Marco Minitti

Prej janarit të vitit 2015 e deri më sot janë 162 persona të dëbuar nga territori italian për motive sigurie e për aktivitetin e tyre ekstremist fetar.

Vetëm përgjatë vitit 2017 janë rreth 30  personave të dëbuar.

Sipas mediave lokale të qytetit të Venecias një nga kosovarët e dëbuar sot quhet Arxhend Bekaj  i cili në një fotografi të postuar në profilin e tij në facebook shfaqet duke pozuar me dy thika të mëdha në duar në restorantin ku ai punonte si kamerier.

Hetimet e autoriteteve italaine kanë vërtetuar së në videot e sekuestruara në banesat e kosovarëve të arrestuar mjaft prej tyre pëmbajnë teknika të përdorimit të thikave për vrasjen e personave të konsideruar nga ISIS si të pa fe.

Këto video japin udhëzime se si ekzekutimi të ishte perfekt duke renditur prerjen e fytit me thikë si teknikën më efikase për vrasjen e një personi.

Teknika e dytë efikase ishte ajo e goditjes me thikë në gjoks duke marrë në shënjestër zemrën e teknika e tre ishte ajo e goditjes me thikë në kofshë duke synuar prerjen e arteries femorale.

SHKARKO APP