Censura në mediat e Kosovës

 

"Opozita shqiptare, e ndershme dhe demokratike, po zhvillon hapat e saja të sigurta, por të vështira e të rënda, për të parandaluar shitjen e tokave të Isa Boletinit e të Ismail Qemailit nga tradhëtarët dhe bashkpunëtorët e UDB-së serbe, Isa Mustafa me shokë"…

Nga Gëzim Mekuli

Kjo që po ndodhë në Kosovë është rezultat i procese politike jodemokratike e diktatoriale që u imponuan nga byrokratët e Beogradit, me ndikim diplomatik e politik në BE dhe SHBA, që prej vitit 1999 e deri më sot.

Opozita shqiptare, e ndershme dhe demokratike, po zhvillon hapat e saja të sigurta, por të vështira e të rënda, për të parandaluar shitjen e tokave të Isa Boletinit e të Ismail Qemailit nga tradhëtarët dhe bashkpunëtorët e UDB-së serbe, Isa Mustafa me shokë.
Proceset politike në Kosovë nuk ishin demokratike. Proceset politike në Kosovë ishin antishqiptare dhe një-etnike, ishin pro-serbe dhe gjithsesi duke harruar pakicat tjera që jetojnë në Kosovë. 
Ky sistem politik antishqiptar e neo-sllav, që u instalua në politikë, Universitet dhe në Akademi, po ndryshon e po cmontohet, por jo me shpëjtësin që e do populli.
Përgjegjësia për dhunën eventuale i takon Qeverisë së Kosovës dhe ambasadave, të cilat, njëzëri ju bashkuan, krimit të organizuar dhe politikave neo-sllave të Brukselit dhe Qeverisë së Kosovës.
Poashtu, përgjegjësisë penale nuk do t'i ikin asdhe mediat luftënxitëse të Listës Serbe, PDK-së, LDK-së: siq është Gazeta Express, Zëri, dhe Indeksonline.
Ftoj të gjitha gjeneratat dhe të dy gjinitë që të dalin në rrugë, dhe në mënyrë paqësore, të dalë në mbështtje deputetëve të pastër, të pakoruptuar e larghedhës.
Kosoav nuk do të pajtohet kurrën e kurrës me statusin politik nj-etnik serb, dhe kolonial që ju imponua nga plani i Ahtisarit, pa referendum e pa asnjë debat publik.

SHKARKO APP