Çfarë nënkupton Thaçi me shprehjen: Jo shkëmbim territoresh, por korrigjim kufijsh

Hashim Thaçi deklaroi sot se në kuadër të dialogut me Serbinë, Kosova nuk do të ndahet, por kufijtë e saj duhet të korrigjohen.

Në idenë për të korrigjuar kufijtë, Thaçi përfshiur Luginën e Preshëvës. Sipas Presidentit, kjo krahinë duhet të shtrohet në tryezën e dialogut me Serbinë, për t’iu bashkuar Kosovës.

Thaçi e bëri këtë deklaratë në Facebook, ku postoi edhe foto nga takimi i sotëm me kreun e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Dacin.

Postimi i Thaçit: 

Sot zhvillova një takim të shkëlqyeshëm me kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Nexhat Daci. Biseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Kryeakademikun Daci e informova për ecurinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte konstatim i përbashkët se në këtë proces të gjithë duhet të marrim përgjegjësi : institucionet, partitë politike parlamentare, opozita, shoqëria civile, Akademia etj. Vetëm të bashkuar mund t’i realizojmë objektivat tona: njohjen reciproke Kosovë Serbi, ulësen në OKB si dhe anëtarësimin në të gjitha organizatat tjera ndërkombëtare. Pretendimi i Serbisë për ndarje të Kosovës gjithmonë do të jetë i papranueshëm, por në kuadër të korrigjimit të kufijve duhet të shtrohet,në procesin e dialogut, tanimë kërkesa dhe e drejta e Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar Kosovës. HTH

SHKARKO APP