Çfarë po ndodh? LDK propozon shkarkimin e Vjosa Osmanit

Situata politike nuk është aspak e qetë. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një letre dërguar Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie propozon shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares së LDK dhe zgjedhjen në vend të saj të Advullah Hotit.

Mustafa e arsyeton këtë duke ju referuar Statutit të LDK-së, ku në nenin 14 pika 14.2 thuhet “anëtarët e LDK-se nuk mund të jenë në pozita, organe dhe forume të LDK-se, nëse ata publikisht refuzojnë dhe i mohojnë vendimet e organeve dhe forumeve, anëtarë të të cilëve janë”. Duke ju referuar këtij neni, Mustafa sqaron se si Osmani ka rënë ndesh me statutin e partisë, duke thënë që kjo qeveri nuk është e LDK-së.

Ai përmend edhe refuzimin e Osmanit si kryetare e kuvendit për të drejtuar seancën në të cilën u zgjodh qeveria Hoti. Vendimi vjen pas një serie përplasjesh që kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka pasur brenda partisë së saj, pas vendimit për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti e më tej me mosvotimin prej saj të qeverisë së re të Avdullah Hotit. Gjatë seancës kryeministri Hoti ngriti dorën për të marrë fjalën, por kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ia kaloi fjalën deputetes së LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

SHKARKO APP