COVID-19/ Kosova regjistron 55 raste të reja dhe 2 viktima
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55 raste të reja të infektuar me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 17 raste, Gjakovë 8 raste, Mitrovicë 5 raste, Podujevë 5 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Gjilan 3 raste, Malishevë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë-Kosovë, Kaçanik, Obiliq, Suharekë dhe Viti.
Ndërkohë nga ana tjetër bëhet me dije se nhumri i viktimave nga virusi është ndalur në 2, ndërsa të shëruar në 24 orë janë 331 persona.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (63 vjeç).