COVID-19/ Kosova shënon 520 raste të reja dhe 14 viktima
Kosova ka regjistruar 520 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 3.230 teste të kryera. Po në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me COVID-19, 14 persona.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (72, 71, 67, 66 vjeç), Obiliq 3 raste (83, 76, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (88, 55 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Podujevë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (84 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka shkuar në 100.655 nga të cilët 2.053 persona kanë humbur jetën.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në orët e fundit janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.842 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.760.