Covid-19/ Lajme optimiste vijnë nga Kosova, nuk regjistrohet asnjë viktimë për 24 orë

Në Kosovë sot nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Kosova edhe sot po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid-19. Falënderoj punonjësit e palodhshëm të Institutit, për përkushtimin e madh nga 13 marsi kur u shfaq rasti i parë me Covid-19, si dhe për kujdesin dhe shërbimet e ofruara për qytetarët dhe për luftimin e pandemisë”, thuhet në njoftimin e Armend Zemajt.

E kjo është hera e dytë që në Kosovë gjatë këtyre tre muajve të fundit nuk është shënuar as edhe një rast i vdekjes.Zemaj ka falënderuar po ashtu edhe zyrtarët nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për kontributin e dhënë gjatë kësaj kohe.

SHKARKO APP