Covid-19 në Kosovë, 4 viktima dhe 203 raste të reja në 24 orë

Vijon të përkeqësohet situata pandemike në Kosovë. Instituti i Shëndetësisë Publike njoftoi 203 raste të reja me Covid-19, nga 419 teste të kryera. Kjo e çon numrin total të të infektuarve në mbi 4700.

Në 24 orët e fundit humbën jetën dhe 4 pacientë, ndërsa që prej shpërthimit të pandemisë janë shënuar 101 viktima nga koronavirusi i ri.

Autoritetet njoftuan dhe shërimin e 71 pacientëve dhe në total mbi 2200 persona kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?