Covid-19 prek disa nxënës në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, raportoi këtë të shtunë se pas testimeve të kryera, janë zbuluar disa nxënës të infektuar me koronavirus në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri.

Ministri Zemaj përsëriti thirrjen për kujdes të shtuar dhe zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe i kërkoi Institutit Kombëtare të Shëndetit Publik që të testojë të gjithë nxënësit dhe stafin pedagogjik që shfaq simptoma të koronavirusit.

Menjëherë pas rezultateve të testeve në shkollë, IKSHPK rekomandoi që mësimi në këtë shkollë të fillojë të zhvillohet online.

SHKARKO APP