Çun Lajçi shpërthen kundër Ramës: Ngërdheshesh me Vuçiç që do të na vrasë, njësoj si Enveri me Titon dhe Nano me Milosheviçin

Shkrimtari dhe aktori i njohur Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj mbështetjes që Edi Rama po i jep Serbisë edhe në ditët kur gjithë drejtuesit e UÇK-së janë në Hagë.
Në një shënim në Facebook, Lajçi thotë se Edi Rama po i jep dorën Vuçiç në të njëjtën kohë kur ai flet për luftë në Kosovës. Lajçi e krahason qëndrimin e Ramës me Vuçit, si atë të Envrit me Titon dhe të Fatos Nanos me Sllobodan Miloshevicin.

“Ata mbrapa grilave t’veta n’Holandë. Ne n’Kosovën e grimcueme me kufijtë e dyllit. E vllau i Tiranës, ngazëllimit qanë para Erdoganit e turku e armatosë shkjaun! Mandej shkon ia zgjatë dorën Vuçiçit që thërret për luftë, thua se don me ba shqiponjën! I zgërdhihet nisoj si Zogu Pashiqit, si Enveri Titos, si Nano Sllobodanit. E unë me dhetë euro n’xhepa, shkruej për tokën e përgjakun e trazoj shpirtna dëshmorësh”.

Postimi i plotë i Çun Lajçit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Deshta me iu dvetë:
A ka n’ket vend kandar ku mund t’matet dia e njeriut
Unë shkruej për Shotën, për Xhevën. Shkruej për Ademin, Azemin, Fehmiun e Zahidën.
E kush jam unë?
Kurkushi.
Nji shitës librash për momentin që nji libër s’ma keni lexua. Nji artist dikur që kurrë s’keni ardhë me m’pa, ju që kërkoni t’baheni President!
E pse?
Se s’iu ka lanë smira e hajnia! Tash durni pak se mos po bini n’hendek!
I leht si lpëndër jam për juve që s’kuptoni e gur për ata që po shkruej e që ditën ç’asht e mira!
Eshtnat e tyne po i lëkundi për juve e ju po mundoheni t’laheni, t’shafjsoheni për grumbujt e fajeve.
E pse?
Sepse ne s’e kuptojmë fjalën Boll!
Njiherë u turrem me pushkë. Njiherë hygjym me grushta. Njiherë fituem e njiqind herë vodhem.
Po, se fjala Boll s’ishte e jona!
Ky nënshkruen pa e ditë gjuhën. Ai pa e kuptua fjalën. Tjetri blenë e shet e s’i bahet boll. Kujtojnë se Kosova asht det që nuk shteret e kufijtë n’ujë nuk shihen a rrudhën! Notojnë njeni e tjetri pa e ditë notin e krahut. Mbytën e thërrasin për ndihmë. Por herojt nuk ngjallën.
Ata mbrapa grilave t’veta n’Holandë.Ne n’Kosovën e grimcueme me kufijtë e dyllit.
E vllau i Tiranës, ngazëllimit qanë para Erdoganit e turku e armatosë shkjaun!
Mandej shkon ia zgjatë dorën Vuçiçit që thërret për luftë, thua se don me ba shqiponjën! I zgërdhihet nisoj si Zogu Pashiqit, si Enveri Titos, si Nano Sllobodanit. E unë me dhetë euro n’xhepa, shkruej për tokën e përgjakun e trazoj shpirtna dëshmorësh.
M’vraj o Zot!
Hej, m’thoni ç’me duhen shkrimet kur këta s’mi lexojnë. Ara gruni s’janë mu ble lirë e Haga s’merr libra!
Rama gjashtë muej e rriti mjekrrën, por s’u ba Ismail Vlorë, aq sa s’do t’bahet Ramushi kurrë Rugovë, pa çka se mund t’ve shall rreth qafe e t’iu shkoi derë për derë deshtakëve si vetja!
Hej, secili don me i shkri mendet e veta për President e ne krymbemi n’fajet e padies tyne.
Tani edhe Bekimi i Hamzës don me ba parti?!
A mos po kujton se asht rrethatore n’sharcin e Ademit e nuk i çkrepin fyshekët si babës? Pse duhet pa tjetër dikun me qenë i pari?
Ore, s’deshta por nji dreq s’po m’len pa iu thanë: A ka ne ket vend kandar ku mund t’matet dia e njeriut sa s’na ka ardhë serbia n’Ibër!
Mjerim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?