Daçiç: Betejë për mospranimin e Kosovës në UNESCO

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se si shtet, ata janë duke bërë një betejë për të parandaluar pranimin e Kosovës në UNESCO, shkruan gazeta serbe Blic.

Mësohet se Daçiç, ishte pjesë e delegacionit serb, të udhëhequr nga presidenti Tomisllav Nikoliç, i cili po merr pjesë në debatin e përgjithshëm të sesionit të 70-të jubilar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Ministri i Jashtëm serb, ka marr pjesë dje në një takim të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të UNESCO-s.

SHKARKO APP