Daçiç: Objektivi i diplomacisë serbe është zhbërja e pavarësisë së Kosovës

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot se një nga objektivat e diplomacisë serbe këtë vit është lufta kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Unë pres më shumë shtete që të tërheqin njohjen. Do të vazhdojmë veprimet diplomatike kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata dhe institucione ndërkombëtare”, ka thënë Daçiç.

Daçiq ka thënë për Tanjug, se shteti i tij do të vazhdojë të punojë e luftojë për therjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shtete të ndryshme. Ai po ashtu ka deklaruar se Serbia do të punojë shumë që të krijoj marrëdhënie edhe më të mira jo vetëm me Rusinë e Kinën por edhe me SHBA-të, Gjermaninë, Francën e Britaninë e Madhe. Përveç kësaj, do të punojë për të vendosur marrëdhënie më të mira me vendet më të rëndësishme të botës, jo vetëm me Rusinë dhe Kinën, por edhe me Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, me një politikë për të mbajtur marrëdhënie të mira me miq tradicionalë nëpër botë”, theksoi Daçiç.

SHKARKO APP