FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Ferit Hoxha takim virtual me homologë nga 40 vende: Përpjekje për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka marrë pjesë në një takim virtual të nivelit të lartë, të organizuar nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper. Takimi bashkoi homologë nga mbi 40 vende për të diskutuar krizën e shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga Irani, në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në rajon.

Në një postim në platformën ‘X’, ministri Hoxha theksoi se diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare – diplomatike, politike dhe jo vetëm – për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare jetike. Ngushtica e Hormuzit është një arterie kryesore për transportin global të naftës dhe gazit, dhe mbyllja e saj ka pasoja të rënda për sigurinë energjetike dhe stabilitetin ekonomik botëror.

“Diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por jo vetëm, për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare kritike, e cila është jetike për sigurinë globale të energjisë dhe stabilitetin ekonomik. Uniteti, koordinimi dhe një qasje ndërkombëtare e bazuar në rregulla janë thelbësore. Liria e lundrimit është një parim themelor që duhet të respektohet”, shkruan Hoxha në rrjetin social ‘X’.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?