Daçiç: Po tregohemi tolerantë më shqiptarët

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç tha në Beograd se Presidenti Aleksandar Vuçiç ishte “shumë tolerant” rreth zbatimit të marrëveshjes së Asosacionit të Komunave Serbe.

Sipas tij, ai do ta tërhiqte nënshkrimin nga Marrëveshja e Brukselit.

Unë e kam nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe do ta tërhiqja nënshkrimin, për shkak të mos formimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe me këtë do të ktheheshim në gjendjen e vjetër, që do të thotë kthimin e institucioneve serbe të Serbisë”, ka thënë Daçiç, në një konferencë për shtyp, pas një takimi me ministrin e Punëve të Jashtme dhe bashkëpunim ndërkombëtar të Algjerisë, Abdelkader Mesael, raporton “B92”.

Megjithatë, kreu i diplomacisë serbe, theksoi se Serbia do të bëjë përpjekje maksimale për të arritur një zgjidhje kompromisi në lidhje me Kosovën.

Daçiç ka shtuar se nuk dëshiron të bëjë deklarata që mund t’i krijojnë telashe Vuçiç, por ai mendon se presidenti është ‘shumë tolerant’ në lidhje me çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ata do ta kenë shumë vështirë me një Vuçiç të tillë, i cili është i zhgënjyer”, tha kreu i diplomacisë serbe.

I pyetur për paralajmërimin e fundit “të kinse planit gjerman për Kosovën”, Daçiç përsëriti se kjo është një “trillim i pastër”.

Ndërsa shefi i diplomacisë së Algjerisë, deklaroi pasë takimit me homologun serb se pavarësisht presionit, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se “është gjithmonë në anën e integritetit territorial të Serbisë“.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë vazhduar në Bruksel raundin e ri të dialogut me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

SHKARKO APP