“Daily Mail” shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Një kosovar me shtetësi britanike i sëmurë rëndë po mbahet gabimisht në një burg ferri në Serbi, i akuzuar për krime lufte pasi u mor gjatë një arrestimi masiv në një pikë kufitare, pretendon familja e tij.

Bëhet fjalë për Sadi Durakun, 53-vjeç nga fshati Demjan , i cili u arrestuar derisa po kalonte me veturë në pikëkalimin kufitar Serbi-Kroaci në Batrovci teksa po shkonte për ta vizituar familjen e tij, transmeton Telegrafi.

Ai u dërgua në Gjykatën e Lartë për Krime Lufte në Beograd dhe u akuzua si anëtar i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për kryerjen e “krimeve” gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Familja e tij thotë se kjo është e pamundur sepse ai ishte në Britani duke aplikuar për azil në vitin 1998 dhe nuk u largua më nga vendi deri në vitin 2004.

Kritikët kanë akuzuar presidentin autoritar serb Aleksandar Vuçiq për një marifet politik mes tensioneve në rritje midis qeverisë së tij nacionaliste dhe Kosovës.

Në një peticion të postuar në internet, vajza e tij Suzana shkruan: “Një ditë pasi Kosova bëri një hap më afër anëtarësimit të Këshillit të Evropës, Serbia ndaloi qindra kosovarë në kalimin e kufirit serb”.

“Një nga ato viktima ishte babai im, Sadik Duraku, shtetas britanik që jetonte në Brighton. Ndërsa të tjerët janë liruar, babai im mbetet në paraburgim. Ai po mbahet me pretendime të rrejshme se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999, pretendimet e tyre thonë se ai ka kryer krime lufte gjatë kohës së pretenduar në vitin 1999”, shtoi Suzana.

Ajo shtoi se kjo do të është e pamundur, pasi babai i saj së bashku me të dhe familjen e saj, kishin kërkuar azil në Britani të Madhe në vitin 1998.

“Procesi i azilit do të thotë se ne nuk mund të largohemi nga Britania e Madhe deri në vitin 2004. Në këtë moment kritik, Sadiku dhe familja jonë kërkojnë prova të prekshme për të hedhur poshtë këto akuza të pabaza dhe kanë nevojë për mbështetje me sigurimin e një vëzhguesi në Serbi për të garantuar procedura të drejta dhe sigurinë e tij. Prandaj, dokumentimi i kërkesave tona për azil dhe lëvizjeve brenda Britanisë nga viti 1998 deri në 1999 është jetik”, theksoi ndër tjera ajo.

Thotë se babai i saj ka probleme shëndetësore me zemër, dhe se në vitin 2021 kishte pësuar sulm në zemër si dhe ka pësuar arrest kardiak. /Telegrafi/

SHKARKO APP