Danimarka,”pro” Kosovës në UNESCO

Prishtinë, 22 shtator – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Petrit Selimi ka pritur sot në takim ambasadorin e Danimarkës, Mads Sandau-Jensen, nga i cili mori konfirmimin për mbështetjen e Danimarkës rreth UNESCO-s dhe procesit integrues.

Selimi e njoftoi ambasadorin danez për zhvillimet në Kosovë, për arritjen e marrëveshjeve në dialogun me Serbinë, si dhe nevojën që Brukseli t'i përgjigjet progresit të bërë në Kosovë me Marrëveshjen për Stabilizim Asocim dhe liberalizimin e vizave.

Duke folur për qasjen agresive që po mban Beogradi ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO, zëvendësministri Selimi theksoi se Serbia është duke mbajtur gjallë një diskurs të vjetër dhe destruktivë, kur behet fjalë për kërkesën legjitime të Kosovës që t'i bashkohet UNESCO-s si institucioni botëror i Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Ai kërkoi mbështetjen e Danimarkës në jetësimin e prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës.

Nga ana tjetër, ambasadori i Danimarkës, i cili e mbulon Kosovën nga Tirana,  Mads Sandau-Jensen konfirmoi mbështetjen e Danimarkës për Kosovën në procesin e anëtarësimit në UNESCO si dhe gjithë agjendën pro-evropianë të Qeverisë së Kosovës.

 

Ai vlerësoi autoritetet kosovare për pranimin e përgjegjësive të rëndësishme dhe të nevojshme në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

SHKARKO APP