Darka e iftarit në SHBA, Vlora Çitaku në krah të Donald Trump

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka marrë pjesë në darkën e iftarit, e cila u shtrua për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ambasadorja Çitaku shprehet se takimi me Donald Trump është një kënaqësi e veçantë, ndërsa thotë se i ka treguar gjithashtu shefit të Shtëpisë së Bardhë, se Kosova është një vend i harmonisë fetare.

“Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Z. Donald J. Trump.Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

Po ashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj”-shkruan ajo.

SHKARKO APP