Data kur do të mbahet seanca për qeverinë e re
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet këtë të dielë, në orën 10:00, për të votuar qeverinë e re.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëhrëzi kryertar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mandatin për të propozuar kabinetin e ri qeveritar. Të dielën në orën 23:59 skadon edhe afati kushtetues për Kurtin që të sigurojë 61 vota.
Nga e hëna kjo e drejtë mund t’i kalojë dikujt tjetër që jep garanci te Presidentja Vjosa Osmani se ka 61 vota në Kuvend, aq sa duhen minimalisht për të votuar Qeverinë e re.
Vetëvendosje deri të premten në mesditë nuk ka zyrtarizuar ndonjë marrëveshje koalicioni, pasi aktualisht ka vetëm 57 deputetë së bashku me partitë joserbe dhe votën e nënkryetarit serb të Kuvendit, Nenad Rashiq.
KOHA JONË SONDAZH

